5.5 C
New York
Thursday, January 2, 2025

Buy now

Daut Haradinaj, Kurtit: Siç duket, ish-drejtori i KEK-ut e ka çmendur Kurtin me diçka tjetër…

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Kurti në raport me Ish-drejtorin e KEK-ut i cili tanimë ka dy aktakuza.

Daut Haradinaj i ka bërë thirrje sërish kryeministrit Kurti që të shkojë në mihje dhe kryej ndonjë punë.

“Siç duket, ish-drejtori i KEK-ut e ka çmendur Kurtin me diçka tjetër, haha. Kosova është në terr, o qyqan; çohu, shko deri në mihje dhe kryej ndonjë punë, se e more në qafë këtë popull”, ka thënë Daut Haradinaj.

Kryeministri Albin Kurti e mbrojti fuqishëm sonte ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, edhe pasi sot atij iu konfirmua aktakuza e dytë, sipas Kurtit, Krasniqi “i ka çmendur me suksese kundërshtarët”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit