9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Daut Haradinaj: Kurti po e jep edhe Asociacionin edhe tokat e manastirit dhe e humbi shansin për anëtarësim

- Advertisement -

 

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se qeveria e Kosovës po e jep edhe Asociacionin edhe tokat e Manastirit të Deçanit, ndërkaq e humbi shansin për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Daut Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se humbja e momentumit për anëtarësim në Këshillin e Evropës është humbje e madhe.

“Humbja e momentumit që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës, është një humbje e madhe. Për çudi qeveria tash zotohet se do e dërgojnë brenda një jave draftin e Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese. Pra, me një fjalë edhe Zajednicën edhe tokat ju dhanë Manastirit, ndërkaq e humbëm shansin për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Çfarë logjike primitive e këtyre amaterëve është kjo!?”, ka thënë Daut Haradinaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit