Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka përkujtuar 26 vjetorin e masakrës në Rogovë të Hasit.
Haradinaj tha se familja e Markalleshëve u bë cak i Serbisë menjëherë pas Gllogjanit të 24 Marsit.
Ai shton se kjo betejë ishte lajmëtar se zgjerimi i frontit në tërë Kosovën ishte i pa ndalshëm.
“Heroizmi i kësaj familje, Mark Lleshi, Prend Lleshi, Kolë Lleshi dhe Memë Lleshi bashkë me Gegën e Tomen e bacen Zef me 29 Mars 1999, u bë murë i pathyeshëm kundër agresorit”, shkroi Haradinaj.
Postimi i plotë:
Familja e Markalleshëve u be cak i Serbisë menjëherë pas Gllogjanit të 24 Marsit.
Kjo betejë ishte lajmëtar se zgjerimi i frontit në tërë Kosovën ishte i pa ndalshëm.
Heroizmi i kësaj familje, Mark Lleshi, Prend Lleshi, Kolë Lleshi dhe Memë Lleshi bashkë me Gegën e Tomen e bacen Zef me 29 Mars 1999, u bë murë i pathyeshëm kundër agresorit
Ranë dëshmorë në Rogovë të Hasit, sakrificë e cila ndezi dhe frymëzoi UÇK-në anembanë, për të vazhduar deri në ditën e çlirimit të Kosovës!
Lavdi dëshmorëve!