Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka takuar banorët e Rracajt me të cilët ka biseduar për programin zgjedhor.
Daut Haradinaj ka thënë se është gjithmonë një frymë triumfuese mes këtyre njerëzve që ndërtuan vendin e tyre me duart e tyre.
“Kur mbledhemi në Rracaj, rruga drejt fitoreve duket më e lehtë dhe e realizueshme. Është gjithmonë një frymë triumfuese mes këtyre njerëzve që ndërtuan vendin e tyre me duart e tyre. Të ndershëm, punëtorë e patriotë, ata e kuptojnë rëndësinë e rrugëtimit tonë drejt NATO-s, jo vetëm si akt integrimi, por edhe si mundësi zhvillimi dhe përparimi”, ka thënë Daut Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se Kosova sot nuk do të ishte ku është pa kontributin e grave dhe burrave të kësaj ane.
“Në kohë të vështira, rruga e lirisë kalonte përmes Rekës së Keqe, rrugë kjo, aq sa e lavdisë, ishte edhe rrugë e sakrificës së madhe. Mbështetja juaj na motivon që të çojmë përpara Kosovën. Kosova sot nuk do të ishte ku është pa kontributin e grave dhe burrave të kësaj ane”, është shprehur Daut Haradinaj.