Sipas Haradinajt, qytetarë nga komuna të tjera në mënyrë të organizuar janë regjistruar si votues të Junikut.
“Prokuroria ta hetojë procesin zgjedhor në Junik, në këtë komunë votuan edhe qytetarë të komunave tjera! Juniku, si një zonë zgjedhore, ka shumë qytetarë nga qytetet tjera të cilët në mënyrë shumë të organizuar janë regjistruar si votues të Junikut. Kjo përbën vepër penale dhe si e tillë duhet urgjentisht të hetohet. KQZ duhet ta publikojë listën zgjedhore të kësaj komune, pasi kjo është shumë e qartë si skemë e dominimit
Në bazë të rezultateve preliminare, Komuna e Junikut mund të shkojë në balotazh. Agron Kuçi i AAK’së është radhitur i dyti me 40,68 për qind të votave, ndërkaq Ruzhdi Shehu i LDK’së ka marrë 47,91 për qind të votave.
