Ish gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe njëherësh kandidat për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Daut Haradinaj, i ka reaguar kryetarit të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, për shumë të pavërteta që po i plason tek qytetarët e Kosovës.
Haradinaj tha se Glauku duhet ta dijë se qeveria e tij e ka hequr taksën 100%, i ka fal 24 hektarë tokë manastirit të Deçanit, e ka anuluar termocentralin energjetik që do të ndërtonin amerikanët, votuatë bashkë me “Listën Serbe” kundër ligjit për UÇK-në, si dhe shume dështime të tjera.
“Tregoni dikush Glaukut që:
– E hoqët taksën 100% për Serbinë.
– I falët 24 hektarë tokë manastirit të Deçanit, ndërsa ai bashkë me Albinin vinin në protesta dikur.
– E anuluat termocentralin energjetik që do të ndërtonin amerikanët, ndërsa sot miliona euro i dërgoni në Serbi duke blerë rrymë nga mafia juaj.
– E hoqët lidershipin e UÇK-së në Maqedoni dhe sollët pro-serbë e rusë.
– Shqiptarët në Luginën e Preshevës i latë në mëshirë të fatit.
– Ua njohët pasaportat paralele serbëve.
– Votuate bashkë me “Listën Serbe” kundër ligjit për UÇK-në”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Tutje deputeti i AAK-së i ka kujtuar edhe shumë premtime tjera të qeverisë së tij duke filluar te bashkimi kombëtar dhe duke ja kujtuar që shumicën e jugosllavëve i ke në qeveri.
“Sa për bashkimin kombëtar, nuk po flasim.
Nuk po flasim për kërkimin e faljes.
Nuk po flasim për dëmet e luftës.
Nuk po flasim për padinë ndaj Serbisë.
Nuk po flasim për fatin e të zhdukurve.
Nuk po flasim për dialogun Albin-Vuçiq dhe marrëveshjen e Ohrit.
Mos, o Glauk, se shumicën e jugosllavëve i ke në qeveri.
Apo ndoshta nuk të kanë njoftuar për këto zhvillime katërvjeçare?
Nuk të kanë njoftuar për bisedat telefonike të shefes tënde?
Për arritje nuk keni çfarë t’i thoni popullit, sepse nuk keni realizuar asnjë projekt të vetëm. Prandaj, mundoheni të polarizoni shoqërinë.
Kosova duhet të jetë e të gjithëve – dhe e tillë do të jetë”, përfundoi ai.
https://www.facebook.com/share/p/1D31e7zFc4/?mibextid=wwXIfr