3.7 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Daut Haradinaj i reagon Kurtit për Autostradën Prishtinë-Gjilan

- Advertisement -

Ish deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar përmes një statusi në Facebook sa i përket ndërtimit të Autostradës Prishtinë-Gjilan.

Haradinaj, krahas statusit e ka publikuar edhe një fotografi ku kryeministri Albin Kurti kishte premtuar se Autostrada do të bëhet gjatë vitit 2023, derisa e ka quajtur qesharak dhe joserioz.

“Urime për këtë vit të ri Kryeministër i autostradave imagjinare! Me këtë ritëm në këtë vit besojmë që ke me e përfundu edhe autostradën po ashtu imagjinare Prizren-Tetovë, gjithashtu edhe autostradën e Dukagjinit në kohë rekord.

Qesharak dhe jo serioz.

Të vetmet autrostrada që po përjetojnë qytetarët tanë, janë ato të Evropës, në ikje nga ky vend që ja ke mbytë shpresën”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit