5.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Daut Haradinaj e dhjetëra luftëtarë të UÇK-së vizituan për ngushëllime familjen e Faton Hajrizit

- Advertisement -

Daut Haradinaj e dhjetëra bashkëluftëtarë të tij të UÇK-së kanë vizituar për ngushëllime familjen e Faton Hajrizit në Skenderaj.

Për këtë ka njoftuar vetë Daut Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

“Sot me dhjetëra bashkëluftëtarë ngushëlluam familjen e Fatonit në Skenderaj”, ka shkruar ai.

Faton Hajrizi u vra nga policia serbe pasi dyshohet të ketë vrarë një polic serb dhe të ketë plagosur një tjetër derisa po arratisej nga Kosova nga ku ishte arratisur nga burgu.

Hajrizi ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës, duke numëruar kështu nëntë arratisje nga burgje të ndryshme të Kosovës që nga arrestimi i tij i parë në vitin 2000 ku si 15 vjeçar kishte vrarë një ushtar të KFOR-it rus.

pixel

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit