Sonte pritet një nga momentet më të shumëpritura për publikun e Big Brother VIP Albania, ku Mateo dhe Brikena do të “kurorëzojnë” lidhjen e tyre në një ceremoni simbolike brenda shtëpisë më të famshme në vend.
Siç e do tradita, një event i tillë nuk mund të kalojë pa muzikë live, dhe kësaj here atmosfera do të ndizet nga këngëtari i njohur Gena, i cili pritet të sjellë energji dhe emocione të veçanta për çiftin dhe banorët.
Lajmi është bërë publik nga faqja zyrtare e spektaklit, duke shtuar edhe më shumë kuriozitetin e fansave për këtë mbrëmje të veçantë.
Ceremoni festive do të transmetohet live duke filluar nga ora 20:30.






