18 C
New York
Saturday, October 19, 2024

Buy now

“Dasma e shekullit”, 26-vjeçarja miliardere shpenzon 58 milionë euro për ditën e saj të madhe (Foto)

- Advertisement -

Influencuesja dhe trashëgimtarja amerikane, Madelaine Brockway, ka shpenzuar 58 milionë euro për të realizuar dasmën e ëndrrave.

26-vjeçarja me origjinë nga Miami, Florida, e cila tashmë jeton në Fort Worth, Teksas, ka bërë shpenzime marramendëse për të marrë me qira Château Villette për ceremoninë, akomodimin për një natë në Pallatin e Versajës, një koncert privat nga Maroon 5, një drekë private në Suitën Chanel Haute Couture në Ritz, një darkë provash në Opera dhe festa nën Harkun e Triumfit, aeroplanë privatë për të ftuarit, akomodim luksoz me pesë yje, shëtitje përgjatë Seine dhe patjetër Dior krijon një fustan ëndrrash.

Brockway u martua me agjentin e muzikës Jacob LaGrone, në atë që tashmë është quajtur “dasma e shekullit”. Babai i miliarderes, Robert “Bob” Brockway, është një manjat i suksesshëm që shërben si president dhe CEO i Bill Ussery Motors. Ai është i martuar me Paula Brockway, nënkryetare e degës së Mercedes-Benz Coral Gables.

Mediat amerikane shkruajnë se pak javë më parë Bob shiti dy nga koncesionarët e tij për një shumë afër 650 milionë dollarë. Ndërkohë sipas disa portaleve në internet, pasuria e 26-vjeçares do të shkonte në 500 milionë dollarë.

Brockway është një nga familjet më të pasura në Florida. Anëtarë të ndryshëm të familjes ofrojnë mbështetje të rëndësishme financiare dhe në organizatat bamirëse.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit