Mbrëmja e fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania u kthye në një festë të madhe pas organizimit të një dasme të improvizuar mes banorëve Selin dhe Gimbo, të cilët vendosën ta kurorëzonin simbolikisht lidhjen e tyre brenda lojës.
Atmosfera festive dhe momentet romantike të çiftit tërhoqën vëmendjen e të gjithëve, por vëmendje mori edhe një tjetër banor: Miri.
Prej disa javësh në rrjetet sociale kanë qarkulluar aludime se Miri mund të ketë një simpati për Selinën.
BBVA/Instagram
Gjatë ceremonisë së improvizuar, ai u shfaq më i rezervuar krahasuar me banorët e tjerë, me një qëndrim të tërhequr dhe pa shumë entuziazëm, gjë që nxiti edhe më shumë komentet dhe spekulimet për ndjenjat e tij.
Në mes të këtyre diskutimeve ka reaguar edhe bashkëshortja e tij jashtë shtëpisë. Ajo ka publikuar në InstaStory një fotografi të Mirit nga shtëpia e reality show-t, të shoqëruar me një mesazh të shkurtër: “Ylli i botës ti”.
BBVA/Instagram
Ky postim është parë nga shumë ndjekës si një shenjë mbështetjeje për të dhe një përgjigje indirekte ndaj thashethemeve që lidhen me raportin e tij me Selinën.
Me këtë gjest, ajo duket të tregojë se marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë mbetet e fortë dhe se situatat e krijuara brenda lojës nuk ndikojnë në lidhjen e tyre. /Telegrafi/








