6.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

DASh: SHBA do të vazhdojë të mbështesë Izraelin ushtarakisht

- Advertisement -

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Izraelin me ndihmë ushtarake”. Kështu u shpreh të hënën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, pavarësisht refuzimit të qeverisë për të hapur më shumë vendkalime për ndihmë humanitare në Gaza.

“Ne vazhdojmë të mbështesim fushatën e Izraelit për të siguruar që sulmet e 7 tetorit të mos përsëriten. Ne i kemi ofruar ndihmë ushtarake Izraelit sepse është në përputhje me këtë qëllim”, tha Miller në një konferencë, shkruan CNN.

Miller deklaroi se “udhëheqja e Hamasit që planifikoi dhe komplotoi 7 tetorin vazhdon të jetë e lirë brenda Gazës” dhe “ato vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim për civilët e pafajshëm brenda Izraelit. Ne mbështesim fushatën legjitime ushtarake të Izraelit në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë t’i mbështesim ata ushtarakisht,” shtoi ai.

Administrata e Biden-it është përballur me reagime për mbështetjen e vazhdueshme ushtarake ndaj qeverisë izraelite përballë akuzave për abuzimin e të drejtave të njeriut dhe për sugjerimin e vazhdueshëm se nuk do ta përdorte atë ndihmë si levë për të bërë presion ndaj qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Miller theksoi të hënën se qeveria izraelite “mund të bëjë dhe më shumë që duhet të bëjë” për të trajtuar krizën humanitare në terren.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit