6.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

DASh: Radojiçiq është një kriminel – e mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë

- Advertisement -

“Ne kemi një qëndrim të qartë për zotin Radojiçiq. Ai ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjë, përmes avokatëve të tij. Ai është një kriminel që duhet të mbajë përgjegjësi”.

Kështu thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, për Radion Evropa e Lirë, pas publikimit të fotografie ku shihet terroristi Milan Radojiçiq, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjë të Zveçanit, duke darkuar me ambasadorin e Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq.

Ndryshe, në fund të muajit të kaluar, lideri i Lëvizjes “Dashuri, besim, shpresë”, në Serbi, Nemanja Sharoviç, ka publikuar disa pamje ku shihen disa fishekzjarre, që sipas tij, janë ndezur për të festuar ditëlindjen e Radojiçiqit.

Siç mund edhe të shihet në videon që është publikuar nga Sharoviç në platformën X, disa burra mbajnë një pankartë në duar me mbishkrimin “Gëzuar ditëlindjen komandant”, dhe që thuhet se kjo ka ndodhur në Kopaonik – lokacion në kufi me Kosovën.

Terroristi Radojiçiq, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar, aktualisht është në kërkim nga INTERPOL-i, për shkak të sulmit në Banjë. Një grup i armatosur të dielën e 24 shtatorit të vitit të kaluar, sulmoi Policinë e Kosovës në Banjë të Zveçanit, duke lënë të vrarë rreshterin, tanimë Heroin Afrim Bunjaku.

Autoritetet e Kosovës akuzuan drejtpërdrejtë Serbinë se qëndron prapa këtij sulmi terrorist, teksa Radojiçiq – njeri i besuar i presidentit serb Aleksandër Vuçiq – ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm. Radojiçiç u arrestua nga autoritetet serbe, për t’u liruar një ditë më pas.

Vendet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e kanë dënuar këtë sulm, derisa kanë kërkuar që përgjegjësit të sillen para drejtësisë.

Nga ana tjetër, Serbia nuk është distancuar nga ky sulm, përkundrazi ka shpallur ditë zie kombëtare, për t’i nderuar kështu terroristët e vrarë. Përveç kësaj, Beogradi zyrtar, pas sulmit terrorist, dislokoi një numër të madh të trupave ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën, për t’i larguar më pas, për shkak të presionit ndërkombëtar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit