-1.7 C
New York
Saturday, January 11, 2025

Buy now

DASh pasi Vuçiq foli për sanksionet ndaj NIS: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë

- Advertisement -

Departmaneti amerikan i Shtetit i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq pasi ky i fundit konsideroi sanksionet e ShBA-së ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë si “të rënda dhe serioze”.

Thesari amerikan njoftoi të premten se ka sanksionuar kompaninë NIS për shkak të lidhjeve me Gazpromin rus.

DASH i ka thënë REL-it se ShBA-të “mbeten të përkushtuara për ta penguar gjenerimin e të ardhurave të Rusisë dhe rrjetet e prokurimit dhe ato financiare që Moska i përdor për ta mbështetur luftën e saj kundër Ukrainës”.

“Ne do të vazhdojmë t’i ndërmarrim të gjitha veprimet e duhura për ta çuar përpara përgjegjësinë për ata që mundësojnë ose përfitojnë nga lufta e paligjshme e Rusisë dhe ta parandalojmë Putinin të përdorë energjinë si mjet shtypjeje” – ka thënë DASH.

Tutje, thuhet:

“SHBA-ja do të vazhdojë të punojë me partnerë dhe aleatë në mbarë botën për të garantuar sigurinë dhe diversitetin e furnizimeve me energji”.

Kompania ruse zotëron 50 për qind të aksioneve në NIS, derisa Serbia ka 29.87 për qind të aksioneve dhe kompania Gazprom ka 6.15 për qind të aksioneve.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit