15.1 C
New York
Wednesday, May 14, 2025

Buy now

DASh nuk e pranon largimin me dhunë të palestinezëve nga Gaza

- Advertisement -

Sipas një njoftimi nga DASH, SHBA-të nuk e pranojnë largimin e palestinezëve prej Rripit, përveçse nëse bëhet me vullnetin e tyre të plotë.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka dalë me një qëndrim të prerë lidhur me situatën në Gaza.

Sipas një njoftimi nga DASH, SHBA-të nuk e pranojnë largimin e palestinezëve prej Rripit, përveçse nëse bëhet me vullnetin e tyre të plotë.

Më herët, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria do të hyjë në Gaza “me forcë të plotë” në ditët në vijim, duke cituar një deklaratë nga zyra e tij të martën.

“Në ditët në vijim, ne do të hyjmë me forcë të plotë për të përfunduar operacionin. Përfundimi i operacionit do të thotë mposhtja e Hamas-it. Do të thotë shkatërrimi i Hamas-it”, shtoi Netanyahu.

“Nuk do të ketë situatë ku ne do ta ndalojmë luftën. Një armëpushim i përkohshëm mund të ndodhë, por ne do të shkojmë deri në fund”, vijoi zyra e kryeministrit.

Netanyahu tha gjithashtu se qeveria e tij po punon për të gjetur vende që mund të jenë të gatshme të pranojnë palestinezë nga Rripi i Gazës, sipas deklaratës.

“Ne kemi ngritur një administratë që do t’u lejojë atyre (banorëve të Gazës) të largohen, por… ne kemi nevojë për vende të gatshme t’i pranojnë ata. Kjo është ajo për të cilën po punojmë tani”, nënvizoi Netanyahu gjatë një takimi të hënën në zyrën e tij, sipas deklaratës.

Zyra shtoi se kryeministri Netanyahu vlerësoi se “mbi 50 për qind do të largohen” nëse u jepet mundësia.

Të ngjashme

Të fundit