-6.4 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

DASh kritikon Qeverinë Kurti për mungesë të transparencës, e përmend edhe korrupsion

- Advertisement -

Korrupsioni i rëndë qeveritar dhe mungesa e hetimit dhe përgjegjësisë për dhunën me bazë gjinore përmenden si disa nga problemet më serioze në në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejta të Njeriut, në pjesën për Kosovën.

Format e tjera të dhunës, si dhe krimet apo kërcënimet ndaj pakicave etnike dhe grupeve të tjera të margjinalizuara, përmenden në raportin për vitin 2022. Raporti për vitin 2022 thekson se megjithëse ligji parashikon dënime penale për zyrtarët e korruptuar, qeveria nuk e ka zbatuar plotësisht ligjin.

Aty përmendet se disa raste të korrupsionit janë apeluar vazhdimisht dhe se sistemi ligjor herë pas here ka lejuar parashkrimin e rasteve.

“Kanë qenë disa raste të raportimit të korrupsionit në nivel qeveritar. Zyrtarët ndonjëherë janë përfshirë në praktika korruptive, pa u ndëshkuar. Mungesa e mbikëqyrjes efektive gjyqësore dhe brishtësia për zbatim të ligjit ka rezultuar me këtë problem. Në dhjetor të vitit 2021, Instituti i Kosovës për Drejtësi i ka identifikuar 11 raste të korrupsionit që kanë rrezikuar parashkrim; në janar shtatë nga këto raste kanë skaduar për shkak të parashkrimit” – thuhet në raport.

Raporti thekson gjithashtu se Zyra Kombëtare e Auditimit dhe Agjencia Kundër Korrupsionit janë përgjegjëse për të luftuar korrupsionin qeveritar. Në raportin për vitin 2022, po ashtu thuhet se organizatat joqeveritare në Kosovë, si dhe organizatat ndërkombëtare, kanë theksuar vazhdimisht dështimin e sistemit gjyqësor për të ndëshkuar rastet e korrupsionit, duke rezultuar në shumë pak raste të zyrtarëve të lartë të përfunduar me dënime.

“Deri në shtator, Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar 29 opinione për raste specifike që potencialisht kanë qenë konflikte interesi dhe aktivitetet që në të ardhmen mund të përbëjnë konflikte interesi. Prokurorët kanë ngritur 150 aktakuza lidhur me korrupsionin dhe për 34 raste janë shqiptuar dënimet deri në tetor”.

“Hetimet kanë rezultuar me arrestimin e 74 zyrtarëve të Policisë së Kosovës, dy zyrtarë të Doganave të Kosovës dhe 34 zyrtarëve të Policisë së Shqipërisë. Më pas, në shtator, tre zyrtarë policorë janë dënuar me 15 deri në 30 muaj burgim për abuzim të pozitave të tyre, për pranim të ryshfetit dhe për ofrimin e ndihmës për kontrabandim mallrash në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë”. – thuhet në raport.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit