Zëvendëszëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Vedant Patel tha se e kanë monitoruar vendosjen e forcave serbe dhe artlerisë përgjatë kufirit me Kosovën.
Patel u pyet në një konferencë për media nëse kanë verifikuar se Serbia i ka tërhequr trupat e saj nga atje, zëdhënësi tjetër, Matthew Miller kishte thënë dje se s’kishin qenë në gjendje ta vërtetonin këtë.
“Ne kemi qenë mjaft të qartë për shqetësimet tona dhe jemi thellësisht të shqetësuar për ciklin në rritje të tensioneve dhe dhunës sporadike në veri të Kosovës”, tha fillimisht Patel.
Ai tha se kanë vërejtur “disa tërheqje”.