15.5 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

DASH gjen probleme me pavarësi të gjyqësorit, Rrustemi: Ndërhyrjet u bënë nga qeveritë e kaluara

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Adnan Rrustemi, tha se sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk është i pavarur, nuk është profesional e as efikas, raporton teve1.info

Megjithatë, Rrustemi për këto gjetje të cilat i tha edhe raporti vjetor i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), Rrustemi i akuzoi qeveritë e kaluara në Kosovë që nga viti 2014.

“Në Kosovë mungon ndëshkueshmëria ndaj veprës penale të korrupsionit për shkak të mosefikasitetit të sistemit të drejtësisë, gjykatave dhe mungesës së pavarësisë dhe mungesës së profesionalizmit për të ngritur aktakuza”, tha Rrustemi.

I pyetur nëse këto ndikime që i përmend vijnë nga Qeveria, Rrustemi tha se sistemi i drejtësisë mund të jetë i varur nga çdokush tjetër, vetëm nga VV jo.

“Vetëm nga Qeveria nga kjo qeveri dhe VV nuk është e varur, nga gjithkush tjetër po”, tha Rrustemi.

Teve1: Thoni se vuan nga pavarësia, besoj e dini nga kush është e varur?

Rrustemi: Vuan nga mungesa e pavarësisë, profesionalizimit dhe efikasitetit dhe kjo për shkak të ndërhyrjes nga qeveritë e kaluara me emërime të njerëzve, ndikim ose shpërndarje të një ndjenje të frikës tek zyrtarët e sistemit të drejtësisë për ta luftuar korrupsionin. E keqja është që sistemi i drejtësisë aktual nuk po e shfrytëzon mundësinë që i jep qeverisja e VV-së në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ne për këtë angazhohemi për procesin e vetingut për të pastruar sistemin nga këto elemente të mungesës së profesionalizimit, efikasitetit dhe mungesës së pavarësisë për të pasur gjyqtarë dhe prokurorë me integritet që përmbushin misionin dhe mandatin që e kanë me ligj e Kushtetutë për të luftuar krimin dhe korrupsionin”, tha Rrustemi.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Rrustemi tha se puna e kësaj qeverie e përkushtuar për të mos pasur korrupsion është një angazhim i padiskutueshëm, i palëkundur, por tha se nuk është qeveria për ta bërë një gjë të tillë, sipas tij ka procedura dhe ligje për nj gjë të tillë.

Madje i pyetur pse nuk ka vepruar Qeveria me dyshimin për korrupsion me rezervat shtetërore ndaj ministres Rozeta Hajdari dhe ambasadorit Martin Berishaj, Rrustemi tha se kjo qeveri beson se nuk ka korrupsion.

“Nuk është qeveria për ta ndëshkuar korrupsionin. Ka edhe procedura për cilin zyrtar flet. Vepra e korrupsionit në Kosovë ka qenë vepër e pandëshkuar, fatkeqësisht gjykatat në Kosovë e kanë trajtuar me një përgdheli thuaja se është vepër e kundërvajtjes. Dash që nga 2014 ka nxjerrë raporte dhe ka konstatu korrupsion të përhapur e konstatim të korrupsionit endemik në qeveri, të këtyre zyrtarëve që sot flasin e reagojnë dhe ne nuk kemi asnjë zyrtar të dënuar me burgim efektiv. Në qeverisjen e VV nuk ka korrupsion në kuptimin e ministrave, … ne besojmë plotësisht që nuk ka korrupsione edhe në rastin e rezervave”, tha Rrustemi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit