0.2 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

DASh e konfirmon: Escobar është nisur drejt Ballkanit për të “mbështetur dialogun”

- Advertisement -

Gabriel Escobar është nisur për në Kosovë. Përveç Prishtinës, Zëvendës-Ndihmës Sekretari amerikan për Evropën dhe Euroazinë do ta vizitojë edhe Beogradin.

DASh për Gazetën Online Reporteri.net thekson se arsyeja e këtij udhëtimi të Escobarit është i qartë. Ta mbështesë dialogun Kosovë-Serbi.

“Zëvendës-Ndihmës Sekretari Escobar po udhëton në Prishtinë dhe Beograd për të mbështetur Dialogun”, është përgjigjur shkurt zëdhënësi i DASh.

Emisari amerikan, në Prishtinë e Beograd, do të qëndrojë bashkë me përfaqësuesin special të BE-së për Dialogun, Miroslav Lajcak.

Dyshja, në Prishtinë, pritet të arrijnë të martën pas mesit të ditës. Derisa vizita e tyre e përbashkët zyrtare në Prishtinë regjistrohet tek të mërkurën, e të enjten pason në Beograd.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit