Dardanët kanë zhvilluar të dielën seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për finalen e madhe të “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026 kundër Turqisë.
Në seancën e sotme, përzgjedhësi Franco Foda ka punuar theks të veçantë në aspektet taktike të lojës, ndërsa atmosfera në kampin e Dardanëve vazhdon të jetë shumë pozitive dhe motivuese.
Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë stërvitjen e fundit nesër (e hënë) në orën 11:00, ndërsa para saj, në orën 10:30, do të mbahet konferenca për medie.
“Fokusi maksimal për sfidën vendimtare!”, ka njoftuar FFK-ja.






