5.2 C
New York
Friday, November 14, 2025

Buy now

“​Dardanët” udhëtojnë sot drejt Sllovenisë për misionin e madh

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës udhëton sot drejt Lubjanës për sfidën vendimtare të së shtunës kundër Sllovenisë, ndërsa përgatitjet për këtë duel të rëndësishëm të kualifikimeve për Botërorin 2026 po zhvillohen me intensitet maksimal.

Në seancat e deritanishme stërvitore, përzgjedhësi Franco Foda ka vazhduar të theksojë punën taktike, me fokus të veçantë te tranzicionet dhe organizimi mes reparteve. Gjithë grupi i futbollistëve është në gjendje të shkëlqyer fizike, duke i dhënë trajnerit një komfort të plotë para ndeshjes që mund të përcaktojë fatin e Dardanëve në këto kualifikime, raporton Kosovapress.

Atmosfera në kampin kosovar mbetet shumë pozitive dhe e mbushur me besim. Të gjithë janë të vetëdijshëm për rëndësinë e sfidës në “Stozhice”, e cila mund t’i sigurojë Kosovës vendin në ‘play-off’ dhe ta mbajë në garë për kualifikim direkt.

Pas stërvitjes, optimizmi u reflektua edhe nga mbrojtësit Mërgim Vojvoda dhe Dion Gallapeni. Të dy vlerësuan cilësinë e Sllovenisë, por njëzëri theksuan se në Lubjanë do të hyjnë vetëm për fitore.

“Grupi është duke punuar shumë mirë dhe jemi gati për lojë. E dimë rëndësinë e ndeshjes dhe po e presim me padurim. Është një finale për ne. Një pikë nuk është e keqe, por ne hyjmë për të fituar dhe do të shkojmë për tri pikë”, tha Vojvoda.

Ndërsa Gallapeni shtoi: “Atmosfera është shumë pozitive dhe përgatitjet po shkojnë perfekt. Këto dy ndeshje janë jetike për ne, një mundësi historike. Sllovenia është ekip kompakt, edhe atyre u duhen tri pikët, ndaj pres një ndeshje të hapur. Ne do të luftojmë për fitore”.

Kosova do të mbajë një seancë të fundit të lehtë stërvitore paradite, para nisjes për në kryeqytetin slloven, ku të shtunën do të kërkojë fitoren që do ta afronte me ëndrrën e Botërorit

Të ngjashme

Të fundit