Kombëtarja e Kosovës në futboll, nesër ballafaqohet me Bjellorusinë në sfidën e fundit kualifikues për EURO 2024.
FFK e ka zbuluar sot agjendën e Kombëtares së Kosovës, por edhe atë të Bjellorusisë.
Sipas FFK-së, Dardanët sot në orën 11:00 mbajnë stërvitjen e fundit para duelit me Bjellorusinë, derisa në orën 17:00, përzgjedhësi i Kombëtares sonë, Primoz Gliha do të mbajë konferencë për media në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kurse, mysafirët nga Bjellorusia sipas FFK-së, do të mbajnë konferencë nga ora 18:30, po ashtu në stadiumin e kryeqytetit.
E për dallim nga Kosova, bjellorusët do të ushtrojnë në “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 19:00.
Ndeshja Kosova-Bjellorusia fillon në orën 20:45.