Dardanët sot mbajnë stërvitjen e dytë para sfidës me Sllovakinë

- Advertisement -

 

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot do të mbajë stërvitjen e dytë para ndeshjes jetike kundër Sllovakisë.

Sllovakët dhe Dardanët të enjten mbrëma do të përballen në Bratislavë në gjysmëfinalen e play-off-it për Kupën e Botës 2026.

Kosova dje ka nisur përgatitjet për duelin tejet të rëndësishëm kundër Sllovakisë.

Seanca e djeshme stërvitore u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Dardanët u paraqitën me intensitet të lartë dhe qasje profesionale, duke dëshmuar qartë vendosmërinë për këtë sfidë me peshë të madhe.

Në stërvitjen e parë, përzgjedhësi Franco Foda kishte në dispozicion 19 futbollistë, ndërsa 6 futbollistët që kishin ngarkesë më të madhe nga ndeshjet e fundjavës me klubet e tyre, punuan sipas një programi të diferencuar në palestër.

Meqenëse koha për t’u përgatitur për ndeshjen në Bratislavë është shumë e shkurtë, përzgjedhësi Foda dhe stafi teknik ka hyrë menjëherë në detaje të organizimit të lojës, me theks të veçantë në aspektin taktik, në funksion të përballjes së suksesshme kundër sllovakëve.

Sipas Federatës së Futbollit të Kosovës, seanca e radhës stërvitore do të mbahet sot në orën 11:00, sërish në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Të ngjashme

Të fundit