6.7 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

“Dardanët”: Presioni ishte i madh, e merituam fitoren

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës në futboll, mbrëmë mundi Izraelin (1-0), në “Fadil Vokrri”, ndeshje kjo e luajtur në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024.

“Dardanët” shijuan fitoren e dytë në këtë cikel të garave. Edhe në këtë duel nuk ka munguar përkrahja e tifozëve të Kombëtares sonë, ndonëse në një numër më të vogël në krahasim me ndeshjet e kaluara.

Kreu i tifozëve të Kombëtares së Kosovës, Lulzim Berisha, përmes llogarisë së tij në Facebook, thotë se Kosova e meritoi fitoren në një sfidë ku sipas tij, presioni ishte i madh tek skuadra jonë.

“E merituam këtë triumf. Shumë presion pati kjo kombëtare gjatë këtyre ditëve, por mënyra më e mirë për t’u kundërpërgjigjur ishte kjo, me fitore. Faleminderit organeve të sigurisë që garantuan zhvillimin e ndeshjes siç ishte më së miri. Faleminderit gjithë atyre që erdhën në stadium dhe nuk i lanë vetëm djemtë e jo si disa që preferojnë dorëzimin. Nga futbollistët kërkojmë angazhim të tillë edhe në dy ndeshjet e fundit. Kosova, toka jonë, atdheu ynë!”, ka shkruar Berisha.

Pas kësaj fitore, Kosova ka dhjetë pikë në vendin e katërt në Grupin I.

Kombëtarja jonë ndeshjen e radhës e luan me 18 nëntor në Bazel kundër Zvicrës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit