23.8 C
New York
Sunday, September 7, 2025

Buy now

“Dardanët” pas humbjes me Zvicrën: Pa rezerva do t’i qëndrojmë përkrah Kosovës

- Advertisement -

Kosova e nisi me humbje të rëndë fushatën kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026, pasi u mposht 4-0 nga Zvicra në ndeshjen e parë.

Pas kësaj disfate, ka ardhur edhe reagimi i tifozerisë “Dardanët”, të cilët përmes faqes zyrtare në “Facebook” kanë dhënë një mesazh të qartë për përkrahjen e tyre të pandalshme.

“Përkrahja për ekipin tonë nuk ka alternativë, pa marrë parasysh mbrëmjes jo të mirë që patën djemtë tanë në ndeshjen e fundit. Kokulur dhe dezertorë të menjëhershëm janë vetëm ata që nuk kanë besuar kurrë. Ne nuk jemi nga ata. Pa asnjë rezervë do të vazhdojmë t’u qëndrojmë besnikë dhe në përkrahje djemve tanë që përfaqësojnë shtetin tonë të përbashkët. Motivim, përkrahje, rikëndellje dhe besim kundër Suedisë të hënën në impiantin mitik të kombëtares tonë, ‘Fadil Vokrri’”, thuhet në reagimin e tyre.

Kosova tashmë përgatitet për sfidën e radhës, e cila do të zhvillohet të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku nga ora 20:45 do të përballet me Suedinë.

Të ngjashme

Të fundit