13 C
New York
Saturday, April 19, 2025

Buy now

Dardanet mposhtën Maqedoninë e Veriut, Ademi: Urime vajza dardane!

- Advertisement -

Presidenti i FFK, Agim Ademi, ka uruar Kombëtaren e Kosovës në futboll (Femrat), e cila është treguar shumë e fortë në duel me Maqedoninë e Veriut.

“Përgëzoj vajzat për lojën e treguar dhe përkushtimin gjatë ndeshjes, si dhe stafin e trajnerëve për fitore.

Uroj që kjo fitore të shërbejë si motiv shtesë për ndeshjen e fundit kundër Letonisë në qershor, e ku na nevojitet fitorja për të realizuar objektivin – promovimin në Ligën B”, ka shkruar Ademi.

Dardanet e kanë deklasuar Maqedoninë e Veriut, duke triumfuar me rezultat të thellë prej 3-0, të martën në ‘Fadil Vokrri’, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të Grupi C6 në Ligën e Kombeve.

Postimi i plotë:

Urime fitorja Kosovë! 🇽🇰🎉

Kombëtarja e Kosovës (vajzat) ka shënuar fitoren e dytë në Ligën e Kombeve kundër Maqedonisë së Veriut, me rezultat bindës 3:0.

Deri te ky triumf i rëndësishëm Dardanet arritën me dy golat e Kaltrina Biçkajt dhe një gol të Erëleta Memetit.

Përgëzoj vajzat për lojën e treguar dhe përkushtimin gjatë ndeshjes, si dhe stafin e trajnerëve për fitore.

Uroj që kjo fitore të shërbejë si motiv shtesë për ndeshjen e fundit kundër Letonisë në qershor, e ku na nevojitet fitorja për të realizuar objektivin – promovimin në Ligën B.

Urime vajza dardane! 🎉🇽🇰💛💙

Dardanet deklasojnë Maqedoninë e Veriut, ngjitën në krye të tabelës

Të ngjashme

Të fundit