Të buzëqeshur e me plot entuziazëm, lojtarët e Kombëtares së Kosovës kanë marrë rrugën për në Slloveni në përballjen historike që do të zhvillohet të shtunën në kuadër të fazës kualifikuese për Botërorin 2026.
Federata e Futbollit të Kosovës ka shpërndarë disa fotografi të lojtarëve në Facebook ku shihen në disponim mjaft të mirë para ndeshjes në Lubljanë
Kosovës i nevojitet vetëm një pikë që të siguroj kualifikimin në “playoff” për Kupën e Botës që zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.






