3.7 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

‘Dardanët’ kryejnë stërvitjen në Belfast, Amir Rrahmani mungon kundër Irlandës së Veriut 

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës pasditen e së premtes e ka mbajtur stërvitjen e fundit në Belfast para ndeshjes së sotme (e shtunë) kundër Irlandës së Veriut.

Atmosfera dhe motivi për fitore tek Dardanët është në nivel të lartë, por brengosëse për përzgjedhësin Giresse është konfirmimi i mungesës së kapitenit Amir Rrahmani për këtë duel.

Në fakt, përkundër dëshirës së madhe të futbollistit që të paraqitet në këtë ndeshje, pas testimeve në stërvitjen e sotme u konstatua se paraqitja e tij në duelin me Irlandën e Veriut do të paraqiste rrezik për ndonjë lëndim më të madh për futbollistin.

Rrahmani do të vazhdojë të jetë nën përkujdesjen e stafit mjekësor dhe do të bëhet përpjekje që të riaftësohet për lojë për ndeshjen e dytë kundër Qipros. Rrahmani që nga dita e parë e grumbullimit me Kosovën ka stërvitur i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit, pasi në ndeshjen e fundit që skuadra e tij Napoli e zhvilloi me Milanin pësoi lëndim.

Përballja ndërmjet Irlandës së Veriut dhe Kosovës zhvillohet të shtunën prej orës 18:00 në Belfast.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit