-0 C
New York
Wednesday, December 4, 2024

Buy now

Dardanët do ta marrin sot rrugën drejt Rumanisë

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës do ta marrë sot rrugën drejt Bukureshtit, ku nesër mbrëma do ta zhvillojë ndeshjen vendimtare në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Dardanët ushtruan që nga e hëna në atdhe dhe u përgatitën nën drejtimin e selektorit Franco Foda.

E tash, ata janë të gatshëm për t’u përballur me rumunët.

Federata e Futbollit ka njoftuar se kontingjenti i Kombëtares do të niset kah mesdita drejt kryeqytetit rumun.

Më pas, në mbrëmje pritet që Vedat Muriqi me shokë ta zhvillojnë një seancë të lehtë stërvitore, të fundit para ndeshjes që do të nisë në orën 20:45 nesër mbrëma.

Kosova e ka një disavantazh prej tri pikësh dhe tre golash dhe i nevojitet të fitojë me mbi tre gola avantazh nëse dëshiron ta marrë primatin në grup.

Trupa e Fodës do të shkojë në Rumani me gjashtë mungesa shkaku i lëndimeve.

Në ndeshjet e nëntorit do të mungojnë: Milot Rashica, Bersant Celina, Leart Paqarada, Donat Rrudhani, Ermal Krasniqi e Emir Sahiti.

Sidoqoftë, lojtarët që i ka në dispozicion trajneri gjerman janë shprehur optimistë se do të mundë të dalin mirë nga sfida e nesërme.

Më pas, të hënën që vjen Kosova do të jetë mikpritëse e Lituanisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kur edhe do ta mbyllë fazën e grupeve të këtij edicioni të Ligës së Kombeve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit