11.5 C
New York
Friday, December 19, 2025

Buy now

Dardan Sejdiu për VV-në: Këta janë pelin, mjeshtër të propagandës

- Advertisement -

Ish-anëtari i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu, ishte goxha kritik ndaj partisë së Albin Kurtit për skandalet e shumta të punësimeve dhe dështimeve në qeverisje, duke marrë shkas nga afera e fundit e Ibër-Lepencit.

Sejdiu e përmbledhi qeverisjen e VV-së si thjesht propagandë dhe tha se ndoshta në botë nuk ka organizatë që di të mashtrojë publikun ashtu siç bën partia e Kurtit.

”Për qe e kishin ba patare ni dynje për PR, këta janë”, tha Sejdiu për aftësitë e mbrapshta të pushtetit në detyrë për të shpikur dredhi e për të krijuar konfuzion në publik.

”Këta e kanë lodhë këtë vend. Bakllavë ditë për ditë me hangër, edhe mas katër bakllavave për Bajram ndalesh thu po bëj pauzë. Këta duhet me kuptu që këta bakllavë nuk janë. Këta ma së shumti që janë, janë pelin. Këta veç helm kanë shkepë”, tha Sejdiu tërësisht i irrituar me keqqeverisjen e Kurti

Të ngjashme

Të fundit