pinionisti Dardan Sejdiu, po vlerëson se secila marrëveshje që e mban në vazhdim dialogun me Serbinë, për të mbetet e papranueshme.
Kjo siç tha ai në Rubikon, meqë ujditë e tilla, vetëm sa e mbajnë Kosovën peng në dialog, përcjell klankosova.tv.
”Çdo marrëveshje e cila e vazhdon dialogun me Serbinë, për mua është e papranueshme. Çdo marrëveshje e cila e mban Kosovën peng, në dialog me Serbinë, është e papranueshme”.
Ai madje u shpreh i ashpër ndaj kryeministrit Kurti, se të hënën e 27 shkurtit, nuk do të firmoset ujdi për asnjë gjë konkrete.
”Çka ka me nënshkru ky [Albin Kurti]? – kurgjë hiç”.
”Për çka kanë me u marrë vesh, është për peng. Kemi me u marrë vesh për me nejt peng. Asnjë gjë nuk nënshkruhet. Për asnjë gjë nuk mirremi vesh. Nuk nënshkruhet asnjë gjë”, u përgjigj Sejdiu në panelin e Rubikonit.
Sejdiu mes tjerash u rikthye edhe në kohë sa ishte në Vetëvendosje, përcjell klankosova.tv.
”Unë po dal në publik, për me i la gjynahet e mia”.
”Unë e pranoj, unë kam mund të fshehem diku në skutë, e me thanë s’di send”.
”Unë kam dalë prej Vetëvendosjes, në momentin e parë kur e ka ndrru vendimin për qëndrim për procesin e Berlinit”.
Ai madje mohoi ta ketë ndjekur ndonjëherë kryeministrin Albin Kurti, atëherë kryeopozitar nga Vetëvedosje.
”Jo nuk i kam shku mas”.
”Në momentin e parë kur e ka sfidu konstruktin për të cilin kemi folë, kur ka nis me shfaq momente të cilat asnjëra s’ka rëndësi përveç rrugëtimit të tij personal politik, njerëzit kanë ecë”.