Dardan Krasniqi kadidat për deputet nga AAK, në një intervistë për emisionin “Kosova Live” në T7 ka shfaqur akuza ndaj pushtetit, duke kritikuar mënyrën se si, sipas tij, po trajtohen veteranët dhe invalidët e luftës.
Ai bëri një krahasim të drejtpërdrejtë me ndarjen e mjeteve financiare dhe mirënjohjeve në ditën e 28 Nëntorit, duke theksuar se janë ndarë 20 mijë euro dhe mirënjohje për artisten Adelina Ismaili, ndërkohë që, siç u shpreh ai, nuk është gjetur asnjë invalid lufte për t’u nderuar.
Sipas Krasniqit, ka invalidë të luftës pa këmbë, pa mundësi për të krijuar familje e që sot janë lënë jashtë vëmendjes institucionale.
“Shteti ndan 20 mijë euro dhe mirënjohje për Adelina Ismailin në ditën e 28 Nëntorit, ndërkohë që aty nuk e gjen asnjë invalid lufte dikë pa këmbë, pa familje, madje edhe të paaftë për të pasur fëmijë për shkak të plagëve të luftës. Veteranët dhe invalidët i kanë gjuajtur në rrugë”, ka deklaruar Krasniqi
Ai theksoi se kritika e tij ka të bëjë prioritetet e shtetit, duke shtuar se veteranët dhe invalidët e luftës janë lënë në rrugë dhe të harruar nga institucionet, pavarësisht sakrificës së tyre për lirinë e vendit.






