25.1 C
New York
Friday, June 13, 2025

Buy now

Dardan Gashi kritikon planet për qeveri uniteti: Dështuan edhe në të kaluarën

- Advertisement -

Analisti Dardan Gashi në Debat Plus ka folur lidhur me planin prej 15 pikësh të liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai ka thënë: “Me gjithë respektin për iniciativat, LDK-ja e ka një ofertë prej PDK-së, AAK-së dhe prej NISMËS për t’iu bashkuar një iniciative për formimin e qeverisë së opozitës.

Të cilës, LDK-ja, me sa di unë, nuk i përgjigjet pozitivisht. Kjo së paku duhet të potencohet si fakt që ekziston,” ka thënë ai.

“Mandej, kjo ideja e këtyre qeverive të unitetit, e çfarëdo emri që jepet, kemi pasur jo vetëm një herë – ka pasur ide edhe më herët dhe s’kanë funksionuar kurrë, madje as gjatë luftës.”

Lidhur me këtë, Gashi ka përmendur si shembull qeverinë e Bujar Bukoshit, e cila ka funksionuar në ekzil, dhe atë të Hashim Thaçit në Tiranë gjatë kohës së luftës, por që, sipas tij, deri në kohën e UNMIK-ut nuk ka funksionuar “qeveria e unitetit”.

Analisti Gashi ka thënë se fajtor kryesor për mos konstituimin e Kuvendit dhe institucioneve të tjera e sheh Albin Kurtin.

Të ngjashme

Të fundit