8.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Dardan Gashi: Gabriel Escobar është xhebrail i Albin Kurtit

- Advertisement -

Dardan Gashi, analist, ka qenë i ftuar në emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjinit.

Aty ai ka bërë një aludim interesant, duke thënë se emri i Gabriel Escobarit, i dërguar i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, në besimin islam përkthehet si “xhebrail”.

“E këtu që po fol ky zotnia (Escobar v.j.), Gabriel Escobar, që në përkthim i bjen xhebrail, s’di a e dini? Po, po, Gabriel i bjen xhebrail. Ky çka po flet…” – deklaroi Gashi, ndërsa këtu ndërhyri moderatori Ermal Panduri.

Ai e pyeti “xhebrail i kujt është Escobari?”

“Dëgjom, përkthimi në arabisht, në aspektin e Kuranit të emrit të Gabrielit, është xhebrail, në këtë rast i Kurtit. E bëra një përkthim, ndonëse Gabrieli s’është aq i ashpër te krishterët, si te myslimanët.” – deklaroi ai.

Në fakt, xhebraili në islam është i ngjashëm për nga funskioni sikurse në mitologjinë e krishtere. Pra sikurse Gabrieli, edhe në eskatoligjinë myslimane, Xhebraili është lajmëtari, engjulli që ua dërgon shpalljen e Zotit njerëzve (lexo: profetëve). Megjithatë, në kulturën popullore të shqiptarëve, Xhebraili është figurë që asocohet me engjullin e vdekjes, dhunës e të ngjashme.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit