18 C
New York
Thursday, October 24, 2024

Buy now

Dardan Gashi: Asociacioni punë e kryer, është pranuar edhe nga opozita aktuale edhe ajo e mëparshme

- Advertisement -

Analisti politik, Dardan Gashi, ka deklaruar se Asociacioni është temë e kryer, pasi sipas tij, tashmë të gjitha partitë, duke përfshirë edhe opozitën aktuale dhe atë të dikurshmen, e kanë pranuar atë.

Po ashtu, sipas Gashit, aktualisht fokusi në Kuvendin e Kosovës është një shtyrje e përgjegjësive, duke u përpjekur të zbulohet se cila parti ka manipuluar më shumë dhe cila ka keqpërdorur çështjen e Asociacionit.

“Asociacioni është punë e kryer sepse është pranuar edhe prej kësaj Qeverie, opozita aktuale e ka pranuar më herët, opozita e dikurshme e ka pranuar tash në pushtet, për këtë arsye është kjo situatë në Kuvend. Tash vetëm shtyhen se cili ka gënjyer më shumë, edhe cili e ka keqpërdorur më shumë këtë temë”, ka deklaruar Gashi në Debat Plus.

Gashi ka thënë se kjo situatë ka shtyrë edhe ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, të shprehë shqetësimin e tij, duke thënë se debati aktual mund të sjellë pasojë për kryeministrin Albin Kurtin, duke e bërë të mundur tërheqjen e tij nga pranimi i Asociacionit.

Gashi ka deklaruar se kryeministri Kurti ka frikë vetëm nga humbja e përkrahjes së popullit.

“Këtu besoj që më ndryshe nuk ka shumë. Edhe për atë arsyeje, besoj ka dalë edhe ambasadori me fol sot, sepse frikësohet se nga ky debat i cili është më shumë jashtë parlamentit sesa brenda, mund të rezultojë që Albin Kurti të frikësohet dhe të fillojë të tërhiqet prapë. Sepse Albin Kurti një frik e ka, që mund të humbasë përkrahjen e popullit se nuk mërzitet për punë të tjera”, ka deklaruar Gashi.

Gjithashtu, analisti Gashi ka shtuar se njohja defacto mund të çojë në një situatë ku Serbia do ta njohë Kosovën vetëm si një instrument.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit