Dardan Berisha nuk është më pjesë e KB Peja.
Basketbollisti kosovar e ka bërë të ditur vendimin e tij për t’u larguar nga “Karagaçi” përmes një njoftimi të bërë në rrjetet sociale.
Ai i ka falënderuar tifozët për përkrahje, ndërsa këto vite në Pejë i ka konsideruar si të jashtëzakonshme dhe të paharrueshme.
Përfaqësuesi kosovar largohet kështu për herë të dytë nga “Verdhezinjtë”, me të cilët nuk arriti ta fitonte titullin e kampionit të Kosovës.
Sidoqoftë, me pejanët ai e fitoi Ligën Unike dhe Kupën e Kosovës në vitet e fundit.
Ndërkohë, edhe pse ai nuk e ka bërë të ditur klubin e ri “Dali” pritet të rikthehet tek Sigal Prishtina, aty ku e arriti kulmin e karrierës dhe sukseset e njëpasnjëshme.
Dardan Berisha konsiderohet si njëri prej basketbollistëve më të mirë të pasluftës në Kosovë.