Danimarka pret të dorëzojë F-16-ët e parë në Ukrainë në pranverën e vitit 2024, tha ministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, sot për mediat në Bruksel.
Duke folur para takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s, Poulsen tha se Danimarka pret të jetë në gjendje të dhurojë avionët “në mars ose prill”.
Megjithatë, “ka shumë punë” për t’u siguruar që pilotët ukrainas të marrin trajnim të mjaftueshëm për mënyrën e funksionimit dhe mirëmbajtjes së avionëve.
Data e dorëzimit “varet nga mënyra se si shkon përpjekja e trajnimit,” tha Poulsen.
Të njëjtën ditë, Sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Lloyd Austin, tha gjithashtu se Ukraina mund të marrë avionë luftarakë F-16 që në pranverën e vitit të ardhshëm.
Danimarka dhe Holanda po udhëheqin nismat për t’i siguruar Ukrainës avionët e gjeneratës së katërt F-16.
“Koalicioni i avionëve luftarakë” për të ofruar trajnime për pilotët dhe stafin teknik ukrainas u krijua zyrtarisht në korrik nga të dy vendet, si dhe nga Belgjika, Kanadaja, Luksemburgu, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar.
Që atëherë, vende të tjera, si SHBA, Greqia ose Bullgaria, janë zotuar gjithashtu të ndihmojnë në përpjekjet e trajnimit.
Danimarka u zotua të sigurojë 19 avionë të saj për të forcuar Forcën Ajrore të Ukrainës, shkruan KyivIndenpendent.