Home Sport Danimarka, kampione e botës për herë të katërt rresht

Danimarka, kampione e botës për herë të katërt rresht

0

Danimarka e ka vazhduar dominimin e plotë në Kampionatin Botëror të hendbollit, duke mposhtur Kroacinë në finale 

Danezët e jashtëzakonshëm të dielën mbrëma e siguruan titullin e katërt rresht të botës, duke triumfuar  në finale të Kampionatit Botëror 2025, me rezultat 32:26. 

Finalja u zhvillua në Unity Arena (Oslo) të Norvegjisë në atmosferë të shkëlqyer.  

Lojtarët e Danimarkës kanë dominuar nga fillimi e deri në fund. Në portë i hatashëm ishte Emil Nielsen, ndërsa mbrojtja po ashtu ishte shumë e lëvizshme dhe shumë e fortë.  

Ndërkohë edhe sulmi i danezëve ka funksionuar gati në mënyrë të përkryer. Kroatët sërish u shfaqën luftarakë, por që nuk mjaftojë në finale. Për Kroacinë është sukses i madh edhe arritja në finale të Kampionatit Botëror. 

Danimarka është pa humbje në Kampionat Botëror që nga viti 2017.   Botërorin e parë e fitoi në vitin 2019. Kampione ishte edhe në vitet 2021 e 2023.  

Te Danimarka pos Nielsenit ndeshje të madhe kishte edhe Mathias Gidsel që realizoi 10 gola nga 11 tentime.  

Medaljen e bronztë e fitoi Franca, që fitoi 35:34 ndaj Portugalisë.

Exit mobile version