Danimarka ka vendosur t’i japë Ukrainës edhe 5.8 miliardë korona të tjera (mbi 776 milionë euro).
Këto janë kryesisht për financimin e mbrojtjes ajrore, municionit dhe tankeve, tha Ministria e Mbrojtjes.
”Që Ukraina të jetë në gjendje të vazhdojë të mbrohet kundër pushtimit të paligjshëm të Rusisë, është thelbësore që vende si Danimarka të ruajnë mbështetjen e tyre ushtarake dhe ekonomike”, shtoi ministri i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen.
Sipas Al Jazeera, para këtij financimi të ri, ndihma totale e Danimarkës e premtuar për Ukrainën ishte 13.6 miliardë korona (mbi 1.83 miliardë euro).