Aktori Daniel Craig ka nderuar Mbretëreshën, duke thënë se nuk do të shohim më kurrë dikë “si ajo”. Aktori që luan James Bond ka filmuar një skenë të famshme me Mbretëreshën në 2012, për Lojërat Olimpike të Londrës.
Duke reflektuar për kohën e tij duke filmuar me Mbretëreshën, Craig thotë për BBC: “Çfarë gjëje e pabesueshme”.
Ai shtoi: “Jam shumë i trishtuar, kështu që më ngelet t’i uroj fat Charles-it.”
Gjatë skenës së famshme Craig shihet duke vizituar Pallatin Buckingham për të thirrur Mbretëreshën në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike.
Mbretëresha e përshëndeti atë duke i thënë: “Mirëmëngjes zoti Bond”, përpara se dyshja të ecnin së bashku në korridorin e pallatit.
Craig i bëri këto deklarata për Mbretëreshën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto në premierën botërore të Glass Onion, vazhdimi i filmit jashtëzakonisht të suksesshëm Knives Out.