0.2 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Daniel Craig, Janelle Monae në festivalin e filmit në Londër

- Advertisement -

Dalja e dytë e Daniel Craig si detektiv Benoit Blanc në “Glass Onion: A Knives Out Mystery” mbylli Festivalin e Filmit në Londër të dielën.

Vazhdimi i “Knives Out”, “Glass Onion” i suksesshëm i vitit 2019 ndjek edhe një herë detektivin jugor të Craig në një mision për të zgjidhur një mister të ndërlikuar vrasjeje, këtë herë në një ishull grek. Në Greqi, Craig takon një grup personazhesh të çuditshëm të luajtur nga yje, duke përfshirë Janelle Monae, Kate Hudson, Kathryn Hahn, Leslie Odom Jr. dhe Edëard Norton.

Craig u shpreh për Reuters:

“Ai është (detektivi Benoit Blanc) pak enigmë, dhe më pëlqen shumë fakti që ai është një enigmë, sepse në fund të fundit ai është aty për të zgjidhur çështjen dhe sa më pak të dini për të, aq më mire.”

Në mesin e kastit të ri, Edward Norton merr rolin e përçarësit të teknologjisë Miles Bron dhe Janelle Monae luan ish-partnerin e biznesit të Bron, Andi Brand. Kate Hudson, e cila luan fashionisten Birdie Jay, tha se shpreson që filmi t’i bashkojë njerëzit.

”Glass Onion” do të shfaqet në disa kinema në nëntor, përpara se të transmetohet në Netflix nga 23 dhjetori.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit