Megjithatë, ai duket tërësisht i panjohur.
Bëhet fjalë për Daniel Craig i cili vendosi të rrisë flokët. Ai erdhi në Itali me gruan e tij, aktoren Rachel Weisz.
Nisur nga reagimet në rrjetet sociale, modeli i ri i flokëve është bërë tashmë hit.
“Ky imazh duket shkëlqyeshëm në”, “Prit, ky është vërtet Daniel Craig?”, “Nuk do ta dija kush është në foto po të mos lexoja”, “Ndryshim absolut”, janë disa nga komentet në X.
Sonte filmi i tij i ri “Queer” do të shfaqet premierë në festivalin e lartpërmendur të filmit. Ai u drejtua nga Luca Guadagnino.
Është një përshtatje e romanit të William S. Burroughs me të njëjtin emër për një emigrant amerikan në Mexico City, i cili bëhet i fiksuar pas një studenti të ri.
Përveç Craig, në film luajnë edhe Lesley Manville, Jason Schwartzman, Drew Starkey, David Lowery dhe të tjerë.
Deri më tani, në edicionin e 81-të të Festivalit të Venecias, filmat “Babygirl”, “Maria”, “The Room Next Door” kanë tërhequr vëmendjen e publikut.
Çmimet do të jepen të shtunën, më 7 shtator.