6 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Daniel Alves lirohet nga burgu pasi pagoi gjobën prej 1 milion eurove

- Advertisement -

Ish-futbollisti Daniel Alves, është liruar nga burgu.

Vendimi erdhi nga Gjykata e Barcelonës, pasi ai e kaloi çerekun e dënimit.

Braziliani e pagoi gjobën prej 1 milion eurove, për t’iu shmangur burgun prej katër vjetësh e gjysmë.

Ish-ylli i Barcelonës, akuzohej për përdhunimin e një vajzë 23 vjeçare më 31 dhjetor të vitit 2022 në një diskotekë në Barcelonë, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Gjykata po ashtu i ka vendosur atij edhe kushte, i cili, nëse i thyen ato, do të rikthehet në burg.

40-vjeçarit i është marrë pasaporta dhe duhet të paraqitet në Gjykatë çdo javë për ta vërtetuar prezencën e tij.

Ai gjithashtu nuk ka të drejt t’i afrohet në së paku një kilometër shtëpisë, punës apo çdo vendndodhjeje të vajzës e cila e denoncoi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit