15.1 C
New York
Thursday, October 23, 2025

Buy now

Damka: Do ta kemi postin e zëvendëskryeministrit në qeverinë Kurti 3

 

- Advertisement -

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Partisë Demokratike Turke, Fikrim Damka, ka konfirmuar se dy deputetët e këtij komuniteti do të votojnë për qeverinë Kurti 3.

Deputeti Damka ka treguar se ka pasur një takim me kryetarin e LV-së, Albin Kurti, i cili ia ka premtuar se në këmbim të votave do t’ia ofrojë postin e zëvendëskryeministrit, nëse do të formohet qeveria e re të dielën.

“Pas zgjedhjeve parlamentare në mars e kemi pasur një takim me Kurtin për krijimin e qeverisë Kurti 3 dhe kemi rënë dakord që të krijojmë qeverinë. Nuk besoj se gjatë kësaj kohe ka ndryshuar diçka. Në qoftë se do të vjen të dielën të votohet qeveria Kurti 3 ne si dy deputetë të komunitetit turk do të votojmë, dhe sa më shpejtë të krijohet qeveria aq më mirë sepse jemi shumë vonë. Nuk kemi kushte, jemi pjesë e koalicionit në Kurtin 2 kemi marrë pjesë si ministër dhe besoj se do të vazhdojë edhe në qeverinë Kurti 3. Do të kemi postin e zëvendëskryeministrit në qeverinë Kurti 3, ashtu kemi rënë dakord”, ka thënë Damka për “RTV21”

Të ngjashme

Të fundit