Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka komentuar qëndrimet e ndryshme për Asociacionit të presidentes Vjosa Osmani dhe ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Ajo ka vlerësuar se asnjëra nuk kanë kompetencë ligjore e kushtetues për këtë çështje.
Në profilin e saj në “Facebook”, Musliu-Shoshi ka shkruar se e rëndësishme është më cilën pajtohet kryeministri Albin Kurti.
“Foli Vjosa e Donika për Asociacionin, të dyja me qendrime të kundërta, por asnjëra nuk ka kompetencë kushtetuese dhe ligjore! Rendësi ka se me cilën pajtohet Albini!”, ka shkruar ajo.