Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj që garon edhe për një mandat nga radhët e PDK-së, ishte i ftuar në “Pressing” të T7.
Ai i është përgjigjur kritikave të kundërkandidatit nga LVV, Artan Abrashi në lidhje me borxhet e komunës.
Totaj tha se Abrashi nuk i ka të qarta këto koncepte financiare, duke thënë se vetëm dinë të kritikojnë.
Ai tha se kanë qeverisur me mentalitetin e zhvillimit në Prizren.
“Është profili i Lëvizjes Vetëvendosjes që nuk dinë asgjë të meçme me bë, edhe me akuzu. Prizreni është një qytet që ka shumë investime, janë realizu shumë projekte. Bilanci i komunës është ku ka kërkesa, investime, obligime, hyra, të dalura. Kemi të bëjmë me një mentalitet të zhvillimit ku punohet”.
“z. Abrashi këtë nuk e ka të qartë, sepse nuk ka sfond as profesional, e as në lëminë e biznesit e të financave, dhe nuk e kupton çka dmth me u realizu projekti”, ka thënë Totaj.