Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar procesin zgjedhor, veçmas çështjen e vjedhjeve të votave brenda partive politike.
Ai ka thënë se procesi zgjedhor i 28 dhjetorit 2025 është i komprometuar dhe për shkak të kësaj duhet të përsëriten zgjedhjet.
“Zgjedhe, së pari duhet me marrë përgjegjësi KQZ-ja…Mendoj që ky proces është i komprometuar gjerësisht….Kjo punë nuk zgjidhet me thanë drejtësia ta kryej punën e vetë, duhet vendim politik”, ka thënë Limaj në Pressing të T7.






