Home Lajme Dallavere me patentë shofer, deklarohet kryeprokurori i Pejës: Arrestohen 4 persona

Dallavere me patentë shofer, deklarohet kryeprokurori i Pejës: Arrestohen 4 persona

0
Dallavere me patentë shofer, deklarohet kryeprokurori i Pejës: Arrestohen 4 persona

Një aksion po zhvillohet nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Pejë së bashku me koordinim me prokurorin e shtetit.

Raportohet se deri tani janë arrestuar 4 persona.

Lajmi është konfirmuar edhe nga kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj. Ai tha se aksioni për momentin po zhvillohet vetëm në Pejë.

Mirëpo për informata shtesë, për personat e arrestuar do të jap detaje më vonë, pasi të përfundojë aksioni”, tha ai teksa shtoi se me përfundimin e aksionit do të kuptohet nëse ndaj të arrestuarve do të ndërmerret ndonjë masë.

Exit mobile version