Kylie Jenner ka tërhequr sërish vëmendjen në daljen e saj të parë publike pas lindjes së djalit. Ajo ka shkëlqyer në premierën e “Kardashians” në Hollywood, ku mbërriti më vonë se të tjerët dhe të gjithë sytë ishin tek ajo.
Kylie kishte veshur një fustan të ngushtë të bardhë latex. Fustani kishte një të çarë te pjesa e dekoltesë së zbukuruar me lule, me një palë çizme të bardha të gjata.
Kylie dukej në formë të shkëlqyer fizike me një grim minimalist dhe flokët e kapura. Sipas mediave ndërkombëtare, Kylie qëndroi pak në festën që u mbajt mbrëmjen e djeshme dhe më pas u largua.
Ajo u bë nënë për herë të dytë në muajin shkurt. Fillimisht vogëlushit i vendosën emrin Wolf Webster. Papritur më 21 mars, ajo shkroi në Instagram: “Emri i djalit tonë nuk është më Wolf. Thjesht nuk ndiheshim sikur ishte për të. Doja të ndaja sepse vazhdoj ta shoh Wolf kudo”. Por, ende nuk kanë bërë publik emrin e ri të vogëlushit.
![](https://www.kosovarja-ks.com/wp-content/uploads/2022/04/640-0-62508059083a3.png)