15.3 C
New York
Tuesday, October 14, 2025

Buy now

Dalin votat e kandidatëve për asamble të Fushë-Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur të publikojë rezultatet për kandidatët për asamble komunale.

- Advertisement -

Në rubrikën e rezultateve nga Qendra Komunale e Numërimit (QKN) në Fushë-Kosovë, kur janë numëruar vetëm 18,64% e votave, bartësi i listës së LVV-së në këtë komunë, Shpend Bardiqi ka marrë 872 vota.

Mirlinda Krasniqi nga LDK-ja, si bartëse e listës, nga rezultatet e deritashme ka marrë 861 vota.

Te LVV-ja, pas Bardiqit vjen numri dy i listës, Durim Hajra me 123 vota dhe Kushtrim Mirena me 101 deri më tani.

Të tjerët janë nën 100.

Te LDK-ja, numri dy në listë, por edhe me vota, është Laureat Gojnovci – me gjithsej 102.

Kandidatët tjerë, deri më tani, kanë nën 100 vota.

Nga rezultatet preliminare të KQZ-së, Fushë-Kosova shkon në balotazh me LVV-në që doli e para me kandidatin e saj Valon Prebreza me 45,14% të votave, dhe Besnik Osmanin e LDK-së, me 36,62%.

Kujtojmë se në faqen e KQZ-së, të cilën mund ta gjeni KËTU, janë duke u plotësuar në vazhdimësi të dhënat nga të gjitha komunat

Të ngjashme

Të fundit